LAJMI I FUNDIT:

Me motoçikletë kapërceu greminën e gjerë 85 metra

Me motoçikletë kapërceu greminën e gjerë 85 metra

Australiani Robbie Maddison (28 vjeç) kapërceu me motoçikletën e tij greminën e gjerë 85 metra dhe të lartë mbi 100 metra.

Ai arriti në pikën e kërcimit me shpejtësinë prej 125 kilometra në orë dhe me Honda-n 500 kapërceu greminën në Korintin grek. Me sukses dhe pa u lënduar fare, fluturoi në anën tjetër të shkëmbit.

“Ky kërcim përmbante pasojat më të rrezikshme me të cilat jam ndeshur ndonjëherë, kështu që pengesa e parë që më është dashur ta kaloj ka qenë frika ime. Jam i emocionuar që kam arritur këtë sukses. Siç e dini, vetëm një herë e kam provuar”, tha australiani Maddison. /Telegrafi/