LAJMI I FUNDIT:

Gjuetia në gjarprin helmues përfundoi me faturë marramendëse

Gjuetia në gjarprin helmues përfundoi me faturë marramendëse

Operacioni i madh tre javor për gjuetinë e gjarprit helmues, i cili ishte futur në një shtëpi në Gjermani, përfundoi të enjten me mbytjen e reptilit dhe me faturën marramendëse për pronarin e gjarprit.

“Përfundoi me ‘happy end’”, tha zëdhënësi i qytetit të Muelheimit në Gjermani. “Jo për gjarprin por për ne”, tha ai.

Gjarpri i vogël i llojit kobra, i gjatë 30 cm, i cili si i rritur mund të arrijë gjatësinë deri në 1.5 metra, kishte ikur para tri javësh, duke detyruar autoritet të evakuojnë ndërtesën dhe të angazhojnë brigada të zjarrfikësve për ta gjetur gjarprin.

Në fund gjarpri, ra në njërin nga kurthet e shumta të vendosura nga brigada e zjarrfikësve dhe ngordhi.


Pronari i gjarprit, një djalë 19 vjeçar, tash duhet të paguajë 100.000 euro faturën e angazhimeve të komunës për kapjen e gjarprit, tha zëdhënësi i komunës. /Telegrafi/