LAJMI I FUNDIT:

Piloti amerikan thotë se ka parë UFO-n

Piloti amerikan thotë se ka parë UFO-n

Një anëtar i ekuipazhit të një kompanie ajrore, i cili dëshiroi të mbetet anonim, i tha faqes së internetit “MUFON” se së bashku me kolegun e tij në fillim të këtij viti nga kabina e aeroplanit kishte parë një UFO afër shtetit amerikan të Arkansasit.

Dëshmitari thotë se kishte parë fluturaken e paidentifikuar më 5 janar, ndërsa ai dëshmoi se së bashku me kolegun e tij kishte parë objektin oval i cili në një shirit ngjyrash u drejtua drejt tokës.

Por ajo që është më e çuditshme është se as ai dhe as kolegu i tij nuk kishin njoftuar organet gjegjëse për këtë ngjarje. Dëshmitari më tutje thotë se UFO-ja kishte fluturuar në afërsi të aeroplanit të tyre. /Telegrafi/