LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari kinez akuzohet për seks me 500 femra

Zyrtari kinez akuzohet për seks me 500 femra

Nuk ka vetëm në Kosovë zyrtarë të korruptuar, rasti i një zyrtari kinez dëshmon se as ata s’i kanë punët më mirë se ne. Një zyrtar kinez është arrestuar pasi bashkëshortja e tij zbuloi ditarin i cili përmban qindra përshkrime për aventurat e tij seksuale, si dhe miton që ai e ka marrë për t’i paguar dashnoret.

Zyrtari 47-vjeçar, emri i të cilit nuk u bë publik, shkruan në ditarin e tij se ka fjetur me 500 femra dhe qëllimi i tij ka qenë që ta rrisë këtë shifër në 600 ose 800.
Gati të gjitha femrat ishin prostituta, ndërsa për t’i siguruar paratë që të kënaqë nevojat e veta, ai edhe ishte korruptuar. “Tetë orë në ditë ishte i zënë duke kërkuar mito, ndërsa tetë të tjerat i kalonte duke kërkuar seks”, tha një hetues i policisë për mediet kineze.

Në fillim të shkrimit të ditarit më 2003, ai i vuri vetes një qëllim që të flejë me 56 femra duke u betuar që të paktën dy prej tyre të jenë femra “të ndershme” e jo prostituta. Ai vlerësoi se për ta përmbushur këtë mision i nevojiteshin rreth 10.000 euro.

Më vonë apetiti i tij u rrit deri në momentin kur bashkëshortja e tij, po ashtu anëtare e Partisë Komuniste, nuk e denoncoi tek autoritetet.


Hetuesit gjetën detajet e aventurave të tij në ditar dhe në kompjuterin personal ku mbante të dhënat për çmimet e secilës femër me të cilën kishte fjetur. Ai flinte me femrat nëpër dhomat e hoteleve dhe klubet e natës, ndërsa kishte edhe një dhomë private të pajisur me kamerë të fshehtë me të cilën xhironte “aksionet” e tij. /Telegrafi/