LAJMI I FUNDIT:

Të burgosurit prodhojnë energji elektrike me pedale të biçikletës

Të burgosurit prodhojnë energji elektrike me pedale të biçikletës

Sherifi i qarkut Maricop, në qytetin amerikan të Phoenixit, prej 1 prillit futi në përdorim programin “Pedal vision” për t’i mbajtur të burgosurit në formë. Për ta parë televizorin në burg, të dënuarit duhet që vetë ta prodhojnë rrymën duke vozitur biçikletën.

Joe Arapio kohë më parë vizitoi burgun dhe vërejti se shumica e të burgosurve kishin shtuar peshë. Prej atij moment për ta parë televizorin një orë po aq kohë duhet t’i kalojnë në pedalet e biçikletës. Për ta ndezur TV-në duhet të prodhojnë 12 voltë energji elektrike.

“Programin e kam filluar në burgun e femrave sepse ato e pranuan më lehtë këtë ide. Rekreacioni i vetëm i tyre deri më tash ka qenë ecja e shpejtë nëpër oborr, ndërsa vetëm disa prej tyre stërviteshin. Kështu ato mund t’i djegin deri në 500 kalori në orë”, tha sherifi. /Telegrafi/