LAJMI I FUNDIT:

Vardisësi profesional fut në grackë 145 gra

Vardisësi profesional fut në grackë 145 gra

Britaniku Ryan Gardener (23 vjeçar) fiton në vit rreth 70.000 euro, sepse fle me gra të moshuara. Burrat e paguajnë Ryanin t’u vardiset plakave dhe të zbuloj 137 se cilat janë të gatshme t’i tradhtojnë burrat.

Ryan qe dy vjet punon si joshës profesional i femrave. Ai ka bërë 145 gra të tradhtojnë burrat e tyre, ndërsa ka fjetur me 50 prej tyre.

“Plakave u dukem tërheqës. Sidomos u pëlqen pamja ime djaloshare dhe e pafajshme dhe humori im”, thotë Ryan.

Klientët shumica janë burra të suksesshëm në biznes, të cilët punojnë shumë, ndërsa gratë e tyre rrinë në shtëpi dhe janë më të lira t’i tradhtojnë burrat.


Vardisjet e tij gjithmonë i regjistron në kamerë. Nëse burrat dëshirojnë që ai të shkojë deri në fund atëherë e paguajnë më shumë. Kjo mund të kushtojë deri në 10.000 euro.

Ryan për veten thotë se është mashkull prostitutë. /Telegrafi/