LAJMI I FUNDIT:

Plaka 102 vjeçe regjistrohet në klasën e parë

Plaka 102 vjeçe regjistrohet në klasën e parë

Ma Xiuxian (102 vjeçe) u bë nxënësja më e vjetër e shkollës fillore duke filluar të hënën shkollimin në klasën e parë të shkollës fillore në Kinë.

Plaka ka filluar të punojë që 13 vjet në prodhimin e pambukut, por ëndrra e saj ka qenë të arsimohet.

“Jam e lumtur që më në fund ëndrra ime u bë realitet dhe unë do të shkoj në shkollë”, tha Ma për gazetën kineze Qilu.

Djali i saj më i vogël Yi Fengxin (58 vjeç) e përcolli nënën deri në shkollën e qytetit Weishan në ditën e parë të mësimit.


Mësuesja pas mësimit e pyeti se si iu duk dita e parë në shkollë, ndërsa Ma e emocionuar e falënderoi atë dhe shokët e klasës dhe premtoi se do të mësojë shumë. /Telegrafi/