LAJMI I FUNDIT:

Gjuetarët kapën “Jetin oriental”

Gjuetarët kapën “Jetin oriental”

Në provincën Sichuan në Kinë gjuetarët kapën një krijesë pa qime për të cilën menduan se është ari, por nuk doli ashtu. Kjo specie deri më tash e panjohur e ka marrë emrin “Jeti oriental”.

Kafsha e panjohur tash jeton në kafaz. Ka zë si të maces, ndërsa duket si ari pa qime dhe ka bisht. Kjo gjallesë mjaullin tërë kohën, por gjuetarët nuk presin se dikush do t’i përgjigjet thirrjeve të saj.

“Ekziston legjenda e njeriut i cili është shndërruar në ari. Banorët lokale mendojnë se e kanë kapur mu atë”, tha njëri prej gjuetarëve, Lu Chin.

Ekspertët kinezë të kafshëve do t’ia dërgojnë bishën misterioze tek shkencëtarët në Pekin për analiza të mëtutjeshme të ADN-së. /Telegrafi/