LAJMI I FUNDIT:

Japoni: Zbulohet roboti që buzëqesh

Japoni: Zbulohet roboti që buzëqesh

Shkencëtarët japonezë thanë të shtunën se kanë zhvilluar një robot humanoid, i cili mund të qeshë dhe buzëqeshë duke imituar lëvizjet e fytyrës së njeriut.

Roboti i quajtur Geminoid TMF, mund ta lëvizë lëkurën nga goma në fytyrë duke i imituar shprehjet e njeriut të buzëqeshur apo të mrrolur.

Shkencëtarët thanë se roboti mund të përdoret në situata të ndryshme të jetës së përditshme, për shembull në spitale. /REL/