LAJMI I FUNDIT:

Profesoresha fotografoi UFO-n

Profesoresha fotografoi UFO-n

Pak para perëndimit të diellit, rreth orës 18:00, më 31 mars, profesoresha me emrin Lai nga Instituti South China në Tajvan me telefonin e saj mobil po fotografonte perëndimin e diellit, por i hyri në kuadër një fluturake e paidentifikuar.

Derisa po fotografonte qiellin, objekti i pazakontë në formë të diskut fluturues u paraqit para saj në afërsi të telave të rrymës. Profesoresha tha se nuk e kishte vërejtur me sy, por e kishte parë derisa po shikonte fotografitë.

Ufologët menjëherë konstatuan se këta janë jashtëtokësorë nga galaksia Andromeda, ndërsa thonë se nuk është gjë e rrallë që fqinjët nga gjithësia përdorin telat e rrymës për të “shëtitur” në planetin tonë. Hmmm, si si kemi parë më herët?! /Telegrafi/