LAJMI I FUNDIT:

Si do të dukeni pas 60 vitesh

Si do të dukeni pas 60 vitesh

Aplikimi interesant në rrjetin shoqëror Facebook i quajtur “MirrorMe”, u ofron shfrytëzuesve mundësinë të shohin veten si pleq.

Në të vërtetë ky aplikacion i ri fitoi shpërblimin për inovacion media, të cilin ua dhuroi autorëve të kësaj faqeje gazeta britanike Guardian.

“MirrorMe” pas upload-imit të fotografisë tuaj, në gjysmën e fytyrës paraqet fytyrën tuaj në të ardhmen.

Qëllimi i kësaj faqeje është promovimi i jetës së shëndetshme te të rinjtë duke treguar kështu se shprehitë e këqija, siç janë ushqimi jo i shëndetshëm, rrezitja e tepërt, pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit mund t’i shkaktojnë dëme të pariparueshme pamjes tuaj. /Telegrafi/