LAJMI I FUNDIT:

Indiani ndryshoi 57 stile të mjekrës

Indiani ndryshoi 57 stile të mjekrës

Indiani Sameer Mehta theu rekordin botëror pasi që për katër vite ndryshoi 57 stile të mjekrës. Ai viziton berberët çdo ditë për ta rregulluar mjekrën.

Ai tha se nevojiten një muaj dhe rreth 60 euro në muaj për t’i krijuar modelet e reja të mjekrës. “Mjekrën e shfrytëzoj për të përcjellë porosi pa u munduar që tua sqarojë njerëzve se për çfarë bëhet fjalë”, tha Mehta.

Ndër stilet e mjekrës ishin edhe ajo e shkopit të briketit, flamurit në Ditën e Pavarësisë së Indisë, zemrës për ditën e Shën Valentinit dhe shenja e votimit gjatë zgjedhjeve vitin e kaluar.

Ai thotë se burrat, për dallim nga femrat, duhet të kenë më shumë opsione për të shprehur modën kështu që ai vendosi ta përdorë mjekrën për të dëshmuar se edhe burrat mund të jenë kreativ.


Pasi është regjistruar në librin “Limca”, versioni indian i librit të rekordeve Guinness, vendosi që numrin e stileve të mjekrës ta çonte në 100. /Telegrafi/