LAJMI I FUNDIT:

Preu penisin dhe e hodhi në pus pas zhgënjimit në dashuri

Preu penisin dhe e hodhi në pus pas zhgënjimit në dashuri

Pasi mësoi se e dashura e tij ka vendosur të martohet me një burrë tjetër, një tinejxher nga Indonezia preu penisin e tij dhe e hodhi në pus. Djaloshi 19 vjeçar nga një fshat në Javan Qendrore ishte me fat që mbijetoi, thonë mjekët të cilët e operuan.

“Erdhi në spital të enjten e kaluar në gjendje kritike pasi kishte humbur shumë gjak”, deklaroi Sugeng Budi Susanto, drejtori i spitalit ku u pranua djaloshi, njoftojnë mediat lokale.

Për fat të keq, mjekët nuk munden t’ia kthejnë prapë penisin sepse fshatarët nuk munden ta gjenin. Djaloshi i pafat kaloi disa ditë në kujdesin intenziv dhe ngadalë është duke e marrë veten. Ai nuk dëshiron të flasë me askënd për atë se çfarë i ka ndodhur.

“Ende është i shokuar dhe e ndien veten shumë keq për të gjitha që i ndodhën dhe nuk dëshiron të flas me askënd”, tha mjeku Sugeng. /Telegrafi/