LAJMI I FUNDIT:

Prindërit pagëzuan binjakët me emrin Rrezik

Prindërit pagëzuan binjakët me emrin Rrezik

Binjakëve australianë Billey dhe Ridley, prindërit ua lanë emrin e mesëm Danger (Rrezik). Ata kanë vetëm një javë, ndërsa janë bërë të famshëm në mbarë botën me emrin e pazakontë.

Babai krenar Glenni i tha mediave australiane se që një kohë të gjatë mbiemri i tij është Danger. Glenn dhe bashkëshortja e tij thonë njëzëri se ju pëlqen t’i thërrasin fëmijët “binjakët e rrezikshëm”.

Megjithatë, binjakët nuk janë të vetmit që mbajnë emër “të rrezikshëm”. Lojtari i grabit Max Rogers dhe bashkëshortja e tij e pagëzuan fëmijën e tyre Max Danger. /Telegrafi/