Në varrin e Titos, përveç yllit me pesë rremba ka edhe shenja që tregojnë se ish presidenti i Jugosllavisë vdiq si mysliman. Të paktën kështu thotë një intervistë të papublikuar në Radio Beograd para dhjetë viteve myftiu i Beogradit, Hamdija Jusufspahic. Gazeta e Beogradit “Press” ka zbuluar intervistën në arkivin e Radio Beogradit dhe e ka publikuar atë, raporton Index.
“Kur vdiq Tito, unë së bashku me ambasadorin e Algjerisë, Hamid Agjali, shkuam së bashku të nënshkruajmë në librin e zisë. Sapo shkuam, menjëherë na u afrua Berislav Badurina, më duket se kështu quhej, shefi i kabinetit i Titos ose sekretari personal. Dhe ai mu afrua dhe më tha: ‘Urime juve’. ‘Po pse më uron për zotin o vëlla? Njeriu ka vdekur, e ti më uron?’ ‘Vdiq në fenë tuaj!’ “Çka?’ mbeta i habitur…’”, “Në fenë tuaj. Vdiq duke e lexuar Kuranin. Tri herë e lexoi Kuranin’…”, tha Jusufspahic.
Ai më pas e pyeti Badurinën se çka të bëjë pasi e mësoi këtë lajm dhe ai iu përgjigj “Vetëm ta dini asgjë më shumë. Do ta shihni kur të varroset. Do ta ketë vetëm emrin dhe mbiemrin, vitin e lindjes dhe vdekjes, sepse kështu varrosen myslimanët”.
“Unë jam takuar disa herë me Titon. Jam takuar me të edhe si student në Kajro. Kam qenë student i Universitetit të Teologjisë Islame. Ky është Universiteti më i vjetër në botë. Quhet Al Azhar… Kam qenë atje duke punuar si profesor i dërguar nga Jugosllavia kur jemi takuar. Tito erdhi në klubin tonë, Klubi i Jugosllavisë dhe pyeti: ‘Kush prej juve rinisë, flet arabisht?’ ‘Unë flas arabisht’, isha i vetmi në atë kohë prej atyre të rinjve që flisja arabishten. Atëherë Tito më tha ‘mësoni fëmijët e mi arabisht sepse arabishtja është gjuhë e ardhmërisë’”, tha Jusufspahic i cili u bë mik i ngushtë i Titos pas vitit 1968, pasi u kthye në Beograd.
Jusufspahic në këtë intervistë të papublikuar rrëfen se si Tito e ka pyetur atë se sa herë në ditë falen myslimanët, ndërsa më së shpeshti ka biseduar me të se si myslimanët e besojnë Allahun. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp