LAJMI I FUNDIT:

Frikë se mund ta dhunojnë në burg

Frikë se mund ta dhunojnë në burg

Angie Sanclemente (30 vjeçare) është manekine nga Kolumbia. Interpoli ka lëshuar një fletarrestim ndërkombëtar për të me dyshimin se ka lidhje në trafikimin e drogës.

Policia dyshon se Angie ka shërbyer si trafikante, duke bartur me valixhet e saj sasi të mëdha kokainë në Buenos Aires. Policia deri më tash ka arrestuar gjashtë persona, njëra prej të cilave një vajzë 21- vjeçare, e cila akuzohet për trafikimin e 55 kilogramëve kokainë.

“Më vjen shumë keq për këto informacione të rreme. Nuk e di si mediat mund t’ia shkatërrojnë jetën një njeriu të pafajshëm,” shkroi Sanclemente në Facebook. Ajo më vonë tha se nuk dëshiron të shkojë në burg sepse nuk e meriton këtë.

Angie i frikësohet burgut sepse mund ta dhunojnë pasi është shumë e bukur. Besohet se manekinia po jeton e fshehur në Argjentinë, ndërsa miqtë e saj thonë se ka shumë frikë nga burgu. Nëna e saj ka angazhuar një avokat i cili do ta mbrojë në gjyq, por avokati ende nuk është njoftuar me Angien. /Telegrafi/