LAJMI I FUNDIT:

Murgeshat do të incizojnë një album për Papën

Murgeshat do të incizojnë një album për Papën

Shtëpia diskografike “Decca Records”, e cila ka incizuar albume për yjet si Amy Winehouse, është vënë në kërkim të murgeshave të cilat do të duhet ta incizojnë një album me rastin e vizitës së Papës në Britaninë e Madhe.

Ideja lindi kur “A&R” ylli Tom Lewis zbuloi një incizim të murgeshave duke kënduar e që i pëlqeu shumë dhe vendosi ta digjitalizojë. Murgeshat ftohen që të dërgojnë incizimet me këngët e tyre, ndërsa për këtë kanë afat një muaj.

“Kur dëgjon murgeshat duke kënduar në kor, është sikur një ikje e përkohshme nga stresi, tempo e shpejtë dhe zhurma e jetës së përditshme. Ju krijohet përshtypja sikur jeni në një botë tjetër – botë e paqes dhe qetësisë. Ky është zëri i diçkaje të largët që nuk ndryshon kurrë dhe është i përjetshëm”, tha Tom Lewis. /Telegrafi/