LAJMI I FUNDIT:

Modelja zuri në thua

Modelja zuri në thua

Ylli më i ri i reality shou “America's Next Top Model” u bë Alexandra Underwood. Vajzat që dëshirojnë të bëhen manekine patën një revy mode të cilën Alexandra s’do ta harrojë kurrë. Së pari duke zbritur nga shkallët mori në thua dhe u rrëzua “pup” në tokë.

“U tmerrova, por në shpirtin e garës thash le të zgjohem dhe duhet ta harroj çfarë më ndodhi menjëherë”, tha Alexandra.

Disa momente më vonë doli në pistën e modës në të cilën si skenografi po lëviznin disa gonge të mëdhenj. Edhe pse i kaloi me sukses herën e parë, duke u kthyer harroi për objektet fluturuese në pistë.

“Ndoshta është dashur të ndalem, të marr frymë dhe të marr veten. Në vend të kësaj vazhdova tutje duke u përpjekur ta mbaj shprehjen serioze të fytyrës”, tha Alexandra duke parë xhirimin e rrëzimeve të veta. /Telegrafi/