LAJMI I FUNDIT:

Serbët përdorin shenjat e rrugës si skarë

Serbët përdorin shenjat e rrugës si skarë

Shenjat e rrugës në Serbi po zhduken në mënyrë alarmante ndërsa, banorët lokalë i vjedhin ato për t’i përdorur si skara, dritare ose edhe për të mbuluar kulmet, njoftoi agjencia serbe e lajmeve Beta.

Vetëm përgjatë rrugës ndërmjet Çaçakut dhe Valjevës që është 100 km e gjatë, rreth 150 shenja janë zhdukur në tre vitet e fundit, i tha Jovina Carevic një zyrtar lokal, agjencisë Beta.

Në rajonin e Gornji Milanovacit, mbi 100 shenja të rrugës janë zhdukur vetëm gjatë vitit 2009, tha ai.

Shenjat e katërkëndëshe të rrugës janë shkulur dhe përdoren për të punuar dyer derisa shenjat e rrumbullakëta janë transformuar në skara ose përdorën për të mbuluar kulmet që rrjedhin.


Autoritet lokale thonë se ata po përpiqen të gjejnë një mënyrë për të parandaluar vjedhjen e që pritet t’i kushtojë buxhetit të komunave. /Telegrafi/