LAJMI I FUNDIT:

Ora e Titos shitet në ankand për 7.600 euro

Ora e Titos shitet në ankand për 7.600 euro

Ora e dorës prej arit “Patek Philipe” e vitit 1950, me nënshkrimin Josip Broz Tito, është shitur në ankand për 7.600 euro, ndërsa blerësi është një koleksionist nga Beogradi, njoftoi të enjten faqja e internetit e specializuar për ankande “E-ducan”.

Çmimi fillestar prej 680.000 dinarëve u caktua menjëherë pas hapjes së ankandit, ndërsa blerësi është koleksionist i cili u fut në Pazar në ditën e fundit të ankandit dhjetëditor.

Ora e shtrenjtë, është e zbukuruar me ar 18 karat. Tito e hoqi orën nga dora dhe ia dhuroi një oficeri të sigurimit shtetëror, ndërsa familja e tij, e cila e dhuroi për ankand, dëshiron të mbetet anonime. /Telegrafi/