LAJMI I FUNDIT:

Nuk dëshiron ta shesë parajsën për asnjë çmim

Nuk dëshiron ta shesë parajsën për asnjë çmim

Pa rrymë dhe ujë 70 vjeçari Claudius Lousien jeton në parajsën e botës, në një copë plazhi në ishullin St. Lucia në detin e Karaibeve.

Edhe pse jeton një jetë tepër të varfër, dhe ushqehet kryesisht me ushqim peshku, as nuk i bie ndërmend të shes tokën e tij të dashur për çmimin marramendës prej 60 milionë dollarëve, sa i janë ofruar për atë copë toke.

Të vetmet zëra që Claudius dëgjon nga shtëpia e tij e vogël janë valët e detit, cicërima e zogjve dhe kërcitjet e druve derisa shprush zjarrin.

Plaku thotë se nuk e ka ndërmend ta brakisë plazhin në stilin e Robinson Crusos, sepse aty është lindur edhe babai i tij. Për 70 vjet, sa i ka, Claudius kurrë nuk e ka vizituar mjekun, as dentistin, shkruan gazeta britanike “Telegraph”.


“Ky është një vend i mrekullueshëm, i qetë dhe paqësor, me ca pemë të mrekullueshme përreth”, thotë pronari i pyetur pse nuk e ka shitur tokën kur i kanë ofruar 60 milionë dollarë. “Dëshiroj të më varrosin këtu”, ka thënë ai. /Telegrafi/