LAJMI I FUNDIT:

Fiton loton pas shkurorëzimit

Fiton loton pas shkurorëzimit

Shoferi i autobusit nga Prestoni, Kevin Halstead (46 vjeçar), fitoi të shtunën 2.3 milionë funte në loto, ndërsa një pjesë të parave të fituara do t’ia dhuroj ish bashkëshortes.

Kevin dhe Helen Halstead janë martuar më 1994 dhe ishin ndarë vetëm tri vjet më pas. Ata ruajtën kurorën për shkak të vajzës së tyre Jessica (14 vjeçe) edhe pse secili ka jetuar me një partner tjetër.

Para tre muajsh ata u ndanë zyrtarisht, kështu që Helen nuk ka të drejtë të kërkoj gjysmën e parave të fituara në loto.

Ai e festoi fitoren e milionave me të dashurën aktuale, Josephine Jones. Ai po ashtu vendosi të mos japë dorëheqje nga puna dhe do të vazhdojë ta vozis autobusin në relacionin Preston-Bolton. /Telegrafi/