LAJMI I FUNDIT:

Japan Tobbaco lanson cigaret pa tym

Japan Tobbaco lanson cigaret pa tym

Prodhuesi japonez i cigareve paralajmëroi se në maj do të plasojë në treg cigaret pa tym “Zerostyle Mint”, të cilat kanë formën e cigareve të vërteta dhe mbajnë aromë duhani, por nuk do të kenë tym - kështu që duhanpirësit e papërmirësueshëm mund të kënaqen me to edhe në hapësirat ku është i ndaluar duhani.

Cigarja përbëhet nga mbajtësi në formë cigareje dhe mbështjellësi i cili përmban duhan të grirë, paralajmëroi “Japan Tobbaco Inc.”. Një përbërës i posaçëm shmang tymin të krijohet dhe mundëson duhanpirësit të kënaqen me erën e duhanit me përzierje të mentës.

Mbështjellësi i duhanit zgjatë deri në gjysmë dite ose një ditë, thonë përfaqësuesit e firmës, e cila prodhimin më të ri do ta shesë në pako me dy cigare për 300 jen (rreth 2 euro) ose me katër cigare me 400 jen (rreth 3 euro). /Telegrafi/