LAJMI I FUNDIT:

“Profa Mikroçip” pëlqehet në shkollat e Koresë së Jugut

“Profa Mikroçip” pëlqehet në shkollat e Koresë së Jugut

Mësuesit robotë – të cilët kurrë nuk zemërohen ose nuk bëjnë komente sarkastike – janë hiti më i ri tek nxënësit gjatë një pilot projekti në disa shkolla të Koresë së Jugut, thuhet në një raport të qeverisë koreane.

Nxënësit e shkollave reaguan pozitivisht ndaj mësuesve robotë, njoftoi Ministria e Edukimit dhe Ekonomisë, duke cituar një hulumtim të edukimit.

Mësuesit robotë ishin dërguar nga mesi i dhjetorit në disa shkolla nëpër tërë Korenë e Jugut. Robotët janë të kontrolluar me një teledirigjues nga një mësues i lëndës përkatëse që ata ligjëronin dhe janë të pajisur me mikrofon dhe video kamera.

Njësi të pavarura përdorin një softuer për identifikimin e zërit të nxënësve në mënyrë që roboti të komunikojë me ta. /Telegrafi/