LAJMI I FUNDIT:

Fshatarët hanë biskota balte për shëndet më të mirë

Fshatarët hanë biskota balte për shëndet më të mirë

Në Indonezi, balta nuk shërben vetëm si material për të krijuar tulla dhe qeramikë, por përdoret edhe si biskotë për ngrënie që një familje e prodhon me gjenerata.

Tuban, në provincën lindore të Javas, është i vetmi fshat që prodhon “ampo”, një biskotë e prodhuar nga dheu i pastër, i cili mblidhet nga një fushë me baltë aty pranë.

Edhe pse nuk ka dëshmi mjekësore, fshatarët besojnë se biskotat e dheut janë një ilaç i mirë për parandalimin e dhimbjeve ndërsa femrat shtatzëna preferohen t’i hanë ato pasi besohet se rregullojnë lëkurën e fëmijës në barkun e nënës.

Sa më i mirë kualiteti i baltës, aq më të shijshme bëhen edhe biskotat, thotë Rasima prodhuesja e biskotave. Ajo është prodhuesja e vetme e ampos në fshat dhe fiton deri në 2 dollarë në ditë nga shitja e biskotave të baltës në tregun e fshatit.


Ata që hanë këtë produkt thonë se biskotat kanë një shije të mirë si të kremit. /Telegrafi/