LAJMI I FUNDIT:

Dizajnon kapela nga lëkura e kafshëve të gjetura në rrugë

Dizajnon kapela nga lëkura e kafshëve të gjetura në rrugë

Dizajneri i modës James Faulkner, 27 vjeçar, nga Edinburghu, për kreacionet e veta shfrytëzon kryesisht krahët, lëkurën dhe pendët e kafshëve të cilat i gjen të ngordhura skaj rrugës.

Ai pritet t’i ekspozojë kreacionet e veta në prill gjatë një revyje mode në Universitetin e Edinburghut. Për kreacionet e veta ai ka përdorur lëkurën e dallëndyshes, bishtin e lepurit dhe pendët e pëllumbave të egër, patave, sorrave dhe laraskave. Ai do të ekspozojë veprat e tij së bashku me studentët tjerë.

“E di se tingëllon keq, por të ndërtosh diçka të bukur nga gjëra aq të pështirosura më jep kënaqësi”, tha Faulkner.

Ai filloi të dizajnojë kapela pasi një shoqe i tha se dëshiron ta blejë një kapelë për ceremoninë e martesës. Ai i premtoi shoqes se do t’ia punojë një të tillë. Rrugës për në shtëpi ai pa një laraskë të ngordhur dhe mendoi se me pendlat e saj mund ta punojë kapelën. I tregoi shoqes se si e kishte punuar, ndërsa ajo mbeti e shokuar.


Dizajneri shpreson se do të bëjë karrierë në këtë profesion duke zgjeruar kreacionet e tij edhe në punët tjera me të njëjtat materiale. /Telegrafi/