LAJMI I FUNDIT:

Tullaci shndërroi kokën e tij në vepër arti

Tullaci shndërroi kokën e tij në vepër arti

Philip Levine vendosi të bëjë diçka tjetër kur kuptoi se po mbetej tullac në moshë të re.

Në vend se të vendosë kapelë ose të parandalojë rënien e flokëve, ai shfrytëzoi kokën e tij si sipërfaqe për artisten Kat Sinclair dhe shpiku shumë mënyra për ta mbuluar kokën tullace dhe për të qenë ndryshe prej të tjerëve.

Pasi kuptoi se po mbetejpa flokë, Philip vendosi që të mendojë për një dizajn, ndërsa shoqja e tij Kat Sinclair pastaj ia pikturoi kokën.

Koka e tij deri më tash ka qenë e mbuluar me gjëra të ndryshme, prej valëve deri tek eksplodimet. Për çdo pikturim i nevojiten mesatarisht dy orë. Ai e ka mbuluar kokën edhe me gjilpëra me kokë të kristalit nga Swarovski, duke tërhequr vëmendjen e njerëzve përreth tij. Të gjitha kreacionet ai i shënon në faqen e tij të internetit Philsays.com. /Telegrafi/