LAJMI I FUNDIT:

Porositni ajër të freskët në shishe

Porositni ajër të freskët në shishe

Sipas një studimi të kryer në Britaninë e Madhe, popullsia që jeton nëpër qytete ka nevojë për ajër të freskët, ndërsa tash ajri i freskët i futur në shishe mund të porositet nëpërmjet internetit.

Ajri në shishe xhami vjen me disa aroma të ndryshme, siç është ajo e liqeve në Windermer dhe malet në Box Hill të Surreyt.

Sipas hulumtimit të National Trust, deri në 95 për qind të njerëzve deklaruan se vetëm një frymëmarrje e thellë e ajrit të freskët do të zvogëlonte stresin.

Secila shishe ka 456 gram ajër, dhe është paraparë që së paku dhjetë minuta të zvogëlojë stresin, ndërsa mund ta porositni në faqen e internetit të “National Trust”.


Mësojmë ekskluzivisht se shpikja e radhës nga punëtoria e National Trust do të jetë uji i nxehtë… /Telegrafi/