LAJMI I FUNDIT:

Vrau të dashurën me dy persona në shtrat

Vrau të dashurën me dy persona në shtrat

Një burrë nga Brooklyn bëri vrasje të trefishtë, pasi që kapi të dashurën e tij në shtrat me dy dashnorë.

Burri 50 vjeçar, pak pas mesnate arriti në banesën e të dashurës së tij 51 vjeçare në Brownsville dhe pati çfarë të shihte. U çmend dhe i vrau të tretë, e më pas raportoi se çfarë kishte bërë. Ai e pranoi krimin pas arrestimit.

Kur arriti policia, gjetën 50 vjeçarin në tualet, mbi trupin e vdekur të të dashurës. Trupat e dashnorëve të saj i kishte fshehur në një vend të panjohur në New Jersey.

Fqinja e 51 vjeçares, Regine Nole, nuk kishte edhe aq fjalë të mira për viktimën: “Para tri javësh erdhi në këtë banesë, e me siguri ajo ka dalë me shumë burra në të njëjtën kohë”. /Telegrafi/