LAJMI I FUNDIT:

Gjeorgji, të burgosurit mund të shkëmbejnë burgun me manastir

Gjeorgji, të burgosurit mund të shkëmbejnë burgun me manastir

Kriminelët në Gjeorgji mund t’i ndërrojnë uniformat e burgut me rrobat e priftit, sipas një programi të ri, që i lejon shkelësit e ligjit të vuajnë dënimin e tyre nëpër manastire.

Programi, i publikuar nga zyrtarë të gjykatës dhe kishës, do t’i lejojë “të dënuarit të ketë mundësinë për të shërbyer dënimin nëpër manastire në vend të burgjeve”, njoftoi ministria e burgjeve nëpërmjet një deklarate për media.

Sipas zyrtarëve shtetëror ky model është në linjë me politikën shtetërore për të “liberalizuar prokurorinë penale” dhe për të gjetur “metoda të reja për ri-socializimin” e të dënuarve. /Telegrafi/