LAJMI I FUNDIT:

Mos na kërkoni më shërbime seksuale

Mos na kërkoni më shërbime seksuale

Sindikata e motrave medicinale në Holandë filloi fushatën “Këtu është vija”. Në reklamë shihet një vajzë e re, e cila mbulon fytyrën me duar.

Një invalid 42 vjeçar i kishte kërkuar asaj shërbime seksuale derisa ishte në një vizitë të rregullt mjekësore.

Motra medicinale thotë se është dëshmitare se motrat tjera medicinale kishin ofruar shërbime seksuale për të.

Pacienti ishte përpjekur ta largojë nga puna pasi e kishte refuzuar ofertën e tij. Ai kishte thënë se ajo nuk po i ofron shërbime adekuate. Rasti është lajmëruar në polici. /Telegrafi/