LAJMI I FUNDIT:

“Bukuroshet e çmendura” kërkojnë burra

“Bukuroshet e çmendura” kërkojnë burra

Grupi prej tetë vajzave të maskuara gjysmëlakuriq vallëzon nëpër rrugët e qytetit kinez Guangzhou të veshura vetëm me të brendshme në kërkim të burrave. Ato quhen “bukuroshet e çmendura”.

Vajzat thonë se janë detyruar ta bëjnë këtë hap pas presionit nga familjet se ato duhet martuar “deri sa të mos bëhet vonë”.

Burrave të mundshëm ato u japin letra me të dhëna personale. Mbajnë mbishkrimin me sloganet “Djalo, më marto!”, “Koha fluturon, hajde të bëhemi bashkë”.

“Mendojmë se jemi të bukura, por nuk mund ta gjejmë djalin e duhur. Po i afrohemi moshës 30 vjeçare kështu që duhet ndërmarrë diçka”, tha njëra nga vajzat. /Telegrafi/