LAJMI I FUNDIT:

Lufta me krokodilët si sport!

Lufta me krokodilët si sport!

Anëtarët e organizatës amerikane të përkushtuar që ta bëjnë luftën me krokodilë sport legjitim thonë se ballafaqimi me reptilët e mëdhenj nuk është edhe aq i frikshëm.

Gazeta amerikane The Miami Herald shkruan se Shoqata e Mundjes me Krokodilët do të organizojë këtë javë një garë në Hard Rock Hotel të Seminoles afër Hollywoodit.

James Holt, i cili u ndesh me një krokodil për të ndihmuar në promovimin e kësaj ngjarje, tha se sekreti për të mposhtur njërën prej kafshëve vdekjeprurëse qëndron në aftësinë mendore.

“Pjesa më e vështirë është të sigurohesh se je në mend ta bësh këtë”, tha Holt, i cili mposhti një krokodil të gjatë mbi 2 metra.


Jimmy Riffle, njëri nga garuesit e ngjarjes së kësaj jave, propozoi që kjo garë duhet të bëhet ndërkombëtare. /Telegrafi/