LAJMI I FUNDIT:

Polici rus arrestohet pasi “e hëngri ryshfetin”

Polici rus arrestohet pasi “e hëngri ryshfetin”

Një polic trafiku në Siberi është arrestuar pasi kishte marrë 67 dollarë ryshfet dhe pastaj ishte përpjekur ta fshihte krimin e tij duke i ngrënë paratë.

Kapiteni i policisë në rajonin Chelyabinsk, Alexei Nikolayev, kishte marrë ryshfet nga një shofer më 2 mars për të mos e dënuar pas një shkelje në trafik, thanë hetuesit.

Shoferi e kishte qerasur policin, dhe e kishte lajmëruar policinë për këtë rast.

Polici më pas e kishte mbyllur veten në automobilin e policisë dhe “kishte ngrënë paratë e pranuara – një bankënotë 1000 rubla dhe një tjetër 500 rubla”, njoftuan hetuesit e policisë.


Polici tashmë është nën hetime për mitmarrje. /Telegrafi/