LAJMI I FUNDIT:

Shpëtoi nga lartësia 915 metra

Shpëtoi nga lartësia 915 metra

Britanikja Lareece Butler (26 vjeçare) ra nga lartësia 915 metra, pasi nuk arriti të hapte si duhet asnjërën prej parashutave të saj. Ajo thotë se e shtynë jashtë aeroplanit pasi nuk dëshiroi të kërcejë nga frika.

Parashuta iu hap por, nëna e re u ngatërrua në të dhe ra nga lartësia 915 metra. Në tokë po qëndronte i dashuri i saj, i cili e shikonte atë se si po binte me shpejtësi drejt tokës.

Ajo theu këmbën, kafkën, përjetoi lëkundje në tru dhe gërvishtje në tërë trupin. Mjekët thonë se rasti i Lareeces është mrekulli.

Policia njoftoi se ka dalë në vendin e rënies, por thonë se nuk ka ndonjë krim. Nëna e re është në spital dhe është në gjendje stabile. /Telegrafi/