LAJMI I FUNDIT:

Lindi tri orë pasi mësoi se është shtatzënë

Lindi tri orë pasi mësoi se është shtatzënë

Një angleze lindi vajzë, vetëm tri orë pasi mjekët i thanë se është në muajin e tretë të shtatzënisë, edhe pse në të vërtetë ajo gati sa nuk po lindte.

Belinda Waite (21 vjeçare) gjatë nëntë muajve disa herë kishte vizituar mjekun, për shkak të dhimbjeve në pjesën e poshtme të stomakut dhe për shkak të rritjes së stomakut.

Ajo është diagnostifikuar si rast i rëndë i irritimit të kanaleve të urinës, por në të vërtetë ajo gjatë tërë kohës ka qenë shtatzënë dhe po barte një vajzë të shëndetshme, shkruan gazeta britanike “Telegraph”.

Belinda ishte së bashku me të dashurin e saj, Wayen Boyels (28 vjeçar) kur filluan dhimbjet e lindjes. Lindi në banesë vajzën e shëndoshë Louise Boyels, ndërsa në lindje i ndihmoi e ëma.


Një natë para se të lindte ajo sërish shkoi në spital sepse ndjente dhimbje në tërë trupin.

Në orën 22 mjekët e lajmëruan se ajo është në muajin e tretë të shtatzënisë, ndërsa disa orë më vonë, në orën 2:30, lindi vajzën, shkruan “Telegraph”. /Telegrafi/