LAJMI I FUNDIT:

Njëqindvjeçares i doli briri në ballë

Njëqindvjeçares i doli briri në ballë

Kinezja njëqindvjeçare shokoi miqtë dhe ata që e njihnin, kur kuptuan se në anën e majtë të ballit i kishte dalë një bri në formë të dhisë. Duket se një i tillë po i rritet edhe në anën e djathtë të ballit.

Plaka 101 vjeçare, Zhang Ruifang nga provinca Henan, ka në ballë një brirë të gjatë gjashtë centimetra, në formë të atij të dhisë ose të djallit.

Familjarët e plakës e cila jeton në fshatin Linlou shqetësohen për shëndetin e saj, shkruan gazeta britanike “The Sun”.

Djali më i ri prej gjashtë djemve të saj, Zhang Guozheng tha se nuk ia vunë syrin kur në ballë i doli një shenjë e zezë. Vëllai i tij më i vjetër, i cili është 82 vjeç, tha se me kalimin e kohës shenja filloi të rritej dhe u paraqit briri i gjatë gjashtë centimetra. /Telegrafi/