LAJMI I FUNDIT:

Miss burgu në Meksikë

Miss burgu në Meksikë

Me rastin e Ditës së gruas, në burgun meksikan të Ciudad Juarez, është organizuar gara tradicionale për zgjedhjen e bukuroshes së burgut, respektivisht Miss burgu.

Titulli i më të bukurës sivjet i takoi të burgosurës 22 vjeçare Cecilija Juarez. Cecilija është shpallur miss në konkurrim me 15 femra të tjera nga një juri profesionale.

Cecilija kaloi në burg dy muajt e fundit për shkak të trafikimit të drogës dhe është duke pritur dënimin. /Telegrafi/