LAJMI I FUNDIT:

Nxë djathë me qumështin e gjirit

Nxë djathë me qumështin e gjirit

Kuzhinieri Daniel Angerer nga New Yorku, vendosi të provoj diçka të re kur kuptoi se ka qumësht të bollshëm të gjirit në frigorifer. Nga qumështi i gruas së tij për vajzën e tyre Arabella bëri djathtë, e më pas e ofroi për shitje në tavernën e tij.

Daniel e la qumështin dy javë të rri, e më pas e nxëni djathtë. Mbeti i habitur me shijen e ëmbël, njëjtë si djathi i ëmbël i lopës.

Tash ky djathtë është në shitje në tavernën e tij “Klee” të New Yorkut. Disa myshterinj gërditen nga kjo ide, ndërsa të tjerëve u pëlqen.

Daniel Angeer thotë se i pëlqejnë prodhimet natyrore në ushqimet e tij, por ky është një nivel krejtësisht i ri i “natyrores”. Ata që përkrahën idenë e tij tashmë kanë propozuar edhe akullore nga qumështi i gjirit. /Telegrafi/