LAJMI I FUNDIT:

Mundësi ‘sumo’ vjedh bankomatin

Mundësi ‘sumo’ vjedh bankomatin

Një burrë, për të cilin thonë se është mundës sumo, shkuli bankomatin nga muri në Moskë. Bankomatin e rëndë 90 kilogramë, e qiti në krah edhe iku bashkë me të.

I dyshuari është arrestuar pasi policia ndaloi automobilin e tij, në të cilin gjetën bankomatin me rreth 700 euro.

Një mik i të dyshuarit deshi ta marrë fajin përsipër pasi i tha policisë se e kishte bindur sumo-mundësin që ta shkulë bankomatin nga muri.

Një dëshmitare tha se burri erdhi afër dyqanit në të cilin ajo punon dhe pa fjalë filloi ta shkulë bankomatin nga muri. /Telegrafi/