LAJMI I FUNDIT:

Eko-brekët nga banania

Eko-brekët nga banania

Firma australiane për prodhimin e veshjeve të brendshme, “AussieBum”, prodhoi koleksionin e brekëve të meshkujve nga bananet.

Firma “AussieBum” nxori në shitje linjën e veshjeve të brendshme për meshkujt e cila përmban 27 për qind të lëvozhgës së bananes, 64 për qind pambuk dhe 9 për qind mëndafsh. Lëvozhga e bananes i bën brekët ekologjike, dhe jo vetëm se rri më mirë por edhe janë më të shëndetshme.

“Nuk mund të rrisim përqindjen e lëvozhgës së bananes në brekë sepse do të bëheshin shumë më të trasha dhe të forta. Nuk duhet të kujdeseni për majmunin, sepse brekët s’kanë erë bananeje”, tha përfaqësuesi i “AussieBum”, Llyod Jones. /Telegrafi/