LAJMI I FUNDIT:

Me dhëmbë ngre peshën deri në 150 kilogramë

Me dhëmbë ngre peshën deri në 150 kilogramë

Burri i cili me siguri ka dhëmbët më të fortë Afrikë, nigeriani Michael Chukwuma, la pa frymë publikun kur me dhëmbë tërhoqi një automobil, e më pas edhe ngriti peshën prej 150 kilogramëve.

Chukwama tha për Reuters se kishte zbuluar talentin krejt rastësisht, duke luajtur në njërën prej paralagjeve më të varfra të Lagosit.

Chukwuma bëhet idare kryesisht duke performuar nëpër rrugë ose në festat private. Ai e pranon se është lënduar disa herë duke u përpjekur të ngrejë peshë sa më të madhe, por më së tepërmi vëmendje i kushton dhëmbëve të tij.

Michael thotë se ai mund të ngrejë me dhëmbë deri në 350 kilogramë, por këtë i mbetet edhe ta dëshmojë. /Telegrafi/