LAJMI I FUNDIT:

Fotografohet UFO mbi Rosswell

Fotografohet UFO mbi Rosswell

Një banor i qytezës amerikane Rosswell, e njohur për përplasjen e UFO-s në vitin 1947 në rrethinat e saj, në fillim të muajit janar pa një objekt të çuditshëm metali mbi qiellin e njërës prej rrugëve kryesore të qytezës. Natyrisht ai është i bindur se ka parë një UFO.

Michael Schiavello nga Rosswelli më 13 janar rreth orës 17:30, derisa po shëtiste nëpër qytet, mbi rrugën Main pa – siç tha ai, “një objekt të vogël shkëlqyes duke lëvizur në ajër”. Tërë këtë pamje ai arriti edhe ta fotografojë.

“Rreth orës 17:30, derisa po shëtisja kam parë objektin i cili po lëvizte nëpër qiell dhe fillimisht mendova se mos është ndonjë balon. Mu duk si tepër i vogël ose ndoshta pak më i madh sesa një balon, por kur iu afrova e kuptova se nuk bëhet fjalë për kurrfarë balone”, tha ai.

Objekti kishte ngjyrë metalike të ngjashme me aluminin dhe lëvizte me shpejtësi horizontale, edhe pse nganjëherë dukej sikur kërcente poshtë e përpjetë në ajër”, tha një dëshmitar i cili edhe vetë se di se çfarë kishte parë saktë dhe për këtë arsye ai kontaktoi agjencinë “MUFON” e cila merret me hulumtimin e UFO-ve. /Telegrafi/