LAJMI I FUNDIT:

Gjeli me tri pula vrasin dhelprën

Gjeli me tri pula vrasin dhelprën

Katër pula luftarake refuzuan të bëhen pula pa krye, dhe cokatën deri në vdekje dhelprën - e cila gjatë natës u fut në kotecin e tyre, në Essex të Britanisë.

Pronarja e pulave, Michelle Cordell e gjeti dhelprën të ngordhur në mëngjes, me lëndime në kokë, derisa po shkonte t’i mblidhte vezët.

Duket se gjeli Dude kishte udhëhequr “të dashurat” e tij, Izzy, Pongo dhe Pecky në luftën kundër predatorit. “Jam shokuar. Të gjitha pulat ishin mirë, por dhelpra kishte ngordhur”, tha Michelle dhe shtoi se dera ku pulat kanë çerdhen ishte rrëzuar dhe qëndronte e shtrirë përtokë afër kokës së dhelprës.

“Mendoj se pulat e kanë lëvizur derën e cila e ka goditur dhelprën në kokë, e më pas e kanë cokatur në kokë. Dhelpra ishte e rritur, ndërsa Dude dhe Izzy janë zogj të mëdhenj”, tha pronarja dhe shtoi se Dude është një mbrojtës i mirë i kotecit, i cili nga një zog u shndërrua në një vrasës të vërtetë. /Telegrafi/