LAJMI I FUNDIT:

Fshati gjerman shet gropat e rrugës

Fshati gjerman shet gropat e rrugës

Mos mendoni se vetëm në Kosovë rrugët janë me gropa. Rrugë me gropa ka edhe në Gjermani, por për dallim prej nesh, gjermanët kanë gjetur një mënyrë më kreative për t’i mbuluar ato.

Një fshat në Gjermani ka vënë në shitje gropat e krijuara në asfalt, në një përpjekje bujare për të financuar riparimin e rrugëve, tha kryetari i fshatit.

Njerëzit mund të blejnë një gropë në fshatin Niederzimmern afër Leipzigut për 50 euro. Si kundërshpërblim autoritetet do ta ndreqin këtë gropë – dhe do të shkruajnë një mesazh personale mbi të, tha Christoph Schmidt-Rose për mediat gjermane.

“Është një mënyrë argëtuese për t’i bindur njerëzit të na ndihmojnë që ta ndreqim rrugën. Ata ndjehen më pas sikur një gropë e asaj rruge u përket atyre”, tha Schmidt-Rose.


Ai tha se disa gropa tashmë janë mbuluar nga kanalet televizive dhe gazetat që dëshirojnë të bëjnë reklamë. Ekspertët vlerësojnë se dimri i ftohtë ka shkatërruar rreth 40 për qind të rrugëve në Gjermani, derisa recesioni ekonomik e ka bërë të vështirë për autoritet lokale t’i riparojnë rrugët. /Telegrafi/