LAJMI I FUNDIT:

Konsumon drogë mbi automobilin e policisë

Konsumon drogë mbi automobilin e policisë

Një i ri gjerman është arrestuar, pasi që policia rastësisht u ndesh në të derisa ai përpiqej të “ngrehte” një vijë të speed-it në kulmin e automobilit patrullues të policisë.

Sipas zëdhënëses së policisë në Nürneberg, 26 vjeçari kishte bërë vijat gati, kur policia papritmas u ndesh në të.

Ai nuk e dinte se automobili i përkiste policisë por edhe takimi i policisë me të, mu në atë moment, ishte krejt i rastësishëm.

“Vërtetë ishte i pafat”, tha zëdhënësi i policisë Bert Rauenbusch. /Telegrafi/