LAJMI I FUNDIT:

Martohet dhe lind të njëjtën ditë

Martohet dhe lind të njëjtën ditë

Një grua nga Ohio është dërguar në spitalin obstetrik me vello nusërie duke u bërë nuse dhe nënë në të njëjtën ditë.

Jamie Phillips tha se kishte filluar të ndjej dhimbjet e lindjes derisa po ecte me babanë e saj përdore drejt altarit gjatë ceremonisë së martesës në Toledo të Ohios, por ajo mendoi se ishte vetëm alarm i rremë. Por doli se nuk ishte dhe ajo u dërgua menjëherë në spital.

Fëmija, një djalë nuk ishte paraparë të lindte para 7 marsit. Nëna e tij dhe burri i saj i ri, Mark Phillips, menduan se fëmija s’do të lindte aq shpejtë dhe planifikuan dasmën dy javë më herët. /Telegrafi/