LAJMI I FUNDIT:

Trenat pa burra pëlqehen nga indianet

Trenat pa burra pëlqehen nga indianet

Shumë njerëz hapin e qeverisë indiane për trenat e grave e panë me dyshim, por kjo u dëshmua se ka ndikuar pozitivisht në pozitën e femrave indiane në tregun e punës.

Trenat e stërmbushur dhe meshkujt e dhunshëm, gjithmonë të gatshëm për komente të pahijshme dhe kontaktet fizike, ishin arsyeja kryesore pse shumë femra indiane hoqën dorë nga kërkimi për një vend pune.

Kushtet e papërballueshme në transportuesit publik kanë qenë pengesë e madhe për femrat. Por prej se kanë fituar trenat e tyre shumë femra ndihen rehat gjatë rrugës për në punë.

Kushtet më të mira në transport shtynë shumë femra që të kërkojnë punë dhe të përmirësojnë situatën drastike në tregtinë indiane të punës, ku femrat përbëjnë vetëm 14 për qind të të punësuarve. /Telegrafi/