LAJMI I FUNDIT:

Fshatarët në shenjë proteste shesin fshatin e tyre

Fshatarët në shenjë proteste shesin fshatin e tyre

Banorët e fshatit Acquacalda, në ishullin Lipar, në detin e Tirolit, vendosën në shitje fshatin e tyre pasi institucionet e shtetit nuk po bëjnë asgjë për t’i zgjidhur problemet e tyre.

Këtë vikend, në hyrje të fshatit është vendosur një tabele me mbishkrimin “Acquacalda në shitje”, ndërsa para çdo dere është vendosur një tabelë “shtëpia në shitje”.

Kjo protestë e pazakontë është iniciuar nga vetë banorët e Ascquacaladas të cilët thonë se institucionet shtetërore nuk po kujdesen për ta, dhe se fshati është lënë pas dore.

Për shkak të vërshimeve të shpeshta, si pasojë e baticave të larta, rrugët që çojnë në këtë fshat janë gërryer krejtësisht dhe është shumë vështirë të arrihet në këtë fshat.


“Pasi të gjithë kanë hequr dorë prej nesh, nuk gjetëm rrugë tjetër përveç se t’ia shesim fshatin ofertuesit më të mirë dhe të ikim nga këtu”, thotë plaku i fshatit Enco Mottola, përcjell agjencia italiane e lajmeve Ansa. /Telegrafi/