LAJMI I FUNDIT:

Të burgosurit norvegjezë me studio muzikore

Të burgosurit norvegjezë me studio muzikore

Kriminelët norvegjezë prej prillit do ta vuajnë dënimin në burgun e ri me sallën e sporteve, studion muzikore dhe qelitë me orendi të reja.

Qelitë e reja më shumë përngjajnë në dhomat familjare sesa në qeli burgu. Burgu më i madh shtetëror në kufi me Suedinë hapet në fillim të muajit të ardhshëm dhe në të do të jetojnë 253 të dënuar.

Në ndërtimin e këtij burgu janë shpenzuar rreth miliona euro, ndërsa në dizajnin e tij ka punuar artisti norvegjez Dolk. /Telegrafi/